Komuniteti serb në Kosovë kërkon pezullimin e zbatimit të Ligjit për të huajt

Komuniteti serb në Kosovë kërkon pezullimin e zbatimit të Ligjit për të huajt

Mbi 30 përfaqësues të shoqërisë civile serbe në Kosovë dhe pjesëtarë të komunitetit akademik nga mjediset serbe në gjithë Kosovën i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë “masa konkrete” për të parandaluar “rrënimin e mëtejshëm” të sistemit arsimor dhe shëndetësor serb në Kosovë. Ata kërkuan nga vendet e QUINT-it, Bashkimit Evropian (BE) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të ushtrojnë trysni për pezullimin e përkohshëm të zbatimit të Ligjit për të huajt. Sipas tyre, shërbimet shëndetësore dhe të arsimit serb në Kosovë tani po “rrezikohen” nga zbatimi i zgjedhjeve ligjore që, “në një kuadër juridik të parregulluar, prodhojnë pasoja të dëmshme”. Ky reagim vjen pas paralajmërimit nga autoritetet kosovare për të gjithë ata që nuk kanë dokumente kosovare. Sipas këtij ligji,...