Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Begaj firmos dekretin, zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki më 9 nëntor
bajram begaj TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar datën e zgjedhjeve në 6 bashkitë e vendit, përfshirë edhe Tiranën. Me firmë të kreut të shtetit zgjedhjet e pjesshme vendor do të mbahen më 9 nëntor. Bëhet fjalë për zgjedhjet në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik. Në njoftimin zyrtar të Presidencës theskohet se vakancat në 5 bashkitë e tjera janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve, ndërsa në Bashkinë e Tiranës është krijuar për shkak të shkarkimit të kryetarit nga Këshilli i Ministrave. dekreti Njoftimi zyrtar i Presidencës: Presidenti i Republikës dekretoi sot ditën e dielë, datë 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimit...