Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rrëfimi prekës i të moshuarit: Mbaj me vete numrin e vajzës, që kur të vdes ta njoftojnë..
Një i moshuar ka rrëfyer në një intervistë për “Dita jonë” në A2 CNN me gazetaren Kamila Xhakaj se mban me vete një letër me emrin e tij dhe numrin e vajzës, që në rast se ndërron jetë në rrugë, njerëzit të kenë mundësi të njoftojnë familjarët për ta marrë. “Unë kam adresën me vete. Ishalla vdes rrugës. Shihe. “Hajdar Lila nga Fushë-Kruja. Hajde se kemi gjetur babanë duke numëruar yjet te “Zogu i Zi”. Se nuk i dihet ku vdes, se kam moshën…”, tha 83-vjeçari. Lila tregoi edhe një rast të rëndë që kishte mësuar disa ditë më parë. “I ka vdekur babai, 3 fëmijë në Itali nuk erdhi asnjëri për ta varrosur”. “Unë kam tre fëmijë, dy vajza një djalë, dhe më marrin në telefon nga tre herë në ditë. Po...