“Jam më i vendosur se kurrë”, Veliaj: Dëshmia e Gabriele Tarroni Longinotti kurth ndaj meje, beteja ndaj të ligës s’ndalet

“Jam më i vendosur se kurrë”, Veliaj: Dëshmia e Gabriele Tarroni Longinotti kurth ndaj meje, beteja ndaj të ligës s’ndalet

Vetëm një ditë pasi dëshmitari italian Gabriele Tarroni Longinotti pranoi se ka gënjyer në këmbin të parave në dëshminë ku pretendonte se Erion Veliaj ka marrë pjesë në blerjen e një incineratori të dështuar, ka ardhur dhe reagimi i kryebashkiakut të Tiranës. Me anë të një postimi në Facebook, Veliaj i ka cilësuar pretendimet si një kurth i ngritur ndaj tij që e sollën në situatën në të cilën ndodhet aktualisht. “Po postoj për të gjithë, rrëfimin e parë të një serie rrëfimesh, nga ata që, me ose pa dashje, kontribuuan në kurthin e ngritur ndaj meje që prodhoi një hetim të paligjshëm nga anonimati. Lexojeni, se prej kësaj gënjeshtre të parë nisën protestat e rreme, u amplifikuan me kallëzime anonime, u ngjizën akuza me...