Shokon ‘Diella’-Ministrja robot shfaqet me 6 gishta, në mesazhin për ‘Tetorin Rozë’

Shokon ‘Diella’-Ministrja robot shfaqet me 6 gishta, në mesazhin për ‘Tetorin Rozë’

Diella TIRANË-Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella është shfaqur sot sërish për publikun në ditën e parë të muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Veshur me rozë, ministrja robot ka marrë vëmendjen me detajin në duart e saj. Dora e Diellës kishte gjashtë gishta. postimi i parë Teksa imazhi është bërë viral, stafi që mban faqen në rrjetet sociale, ka përditësuar një foto të re të ministres por këtë herë pa duart në sfond. postimi i dytë Postimi i plotë: Tetori është muaji kur bota vishet me ngjyrë rozë për të kujtuar një të vërtetë që shpesh heshtet: shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë sonë. Kanceri i gjirit nuk është vetëm një sëmundje, por një sfidë që prek familjet, shpresat dhe të ardhmen....