Europa po humbet çdo ditë sipërfaqe natyrore dhe tokë bujqësore sa 600 fusha futbolli

Europa po humbet çdo ditë sipërfaqe natyrore dhe tokë bujqësore sa 600 fusha futbolli

Europa po humbet hapësira të gjelbra që dikur strehonte faunën, thithte karbonin dhe siguronte ushqim, me një ritëm prej 600 fushash futbolli në ditë. Të paktën kështu ka zbuluar një investigim i “The Guardian”. Analiza e imazheve satelitore në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropën kontinentale gjatë një periudhe pesëvjeçare tregon shpejtësinë dhe shkallën me të cilën toka e gjelbër po shndërrohet në gri, duke u zënë nga asfalti për rrugët, tulla dhe beton për fusha golfi luksoze dhe ndërtesa banimi. Humbja e pyjeve të Amazonës është matur prej vitesh me imazhe satelitore dhe monitorim në terren, por deri tani shkalla e tokës së gjelbër të humbur në Evropë nuk ishte matur në këtë mënyrë. Në hetimin e parë të këtij lloji në Evropë, projekti...