“Jemi dakordësuar që të gjejmë një figurë që të unifikojë spektrin e opozitës”/ Këlliçi pas takimit të PD dhe aleatëve për bashkinë e Tiranës: Për dy ditë…

“Jemi dakordësuar që të gjejmë një figurë që të unifikojë spektrin e opozitës”/ Këlliçi pas takimit të PD dhe aleatëve për bashkinë e Tiranës: Për dy ditë…

Sot u mbajt takimi i radhës mes negociatorëve të Partisë Demokratike dhe aleatëve opozitarë, në përpjekje për të dakordësuar një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës, në garën kundër Ogerta Manastirliut të Partisë Socialiste. Pas mbledhjes, deputeti demokrat Belind Këlliçi deklaroi për mediat se palët janë në dakordësi për të përzgjedhur një figurë që unifikon spektrin e opozitës, ndërsa konfirmoi se emri përfundimtar do të shpallet brenda pak ditësh. “Ishte një takim shumë pozitiv. Jemi dakordësuar që të gjejmë një figurë që të unifikojë spektrin e opozitës. Forcat politike kanë konsensus për të dalë me një emër që të përballet me Ogerta Manastirliun. Ky është një lajm i mirë – që dakordësia në parim është arritur. Kemi strukturuar disa emra të përveçëm,” – tha...