Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ndërtime pa leje dhe prerje të pyjeve, procedohen katër persona në Durrës
Durrës/Kontrolle në terren dhe verifikime të koordinuara me organet kompetente, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit. Konstatohen 4 raste të ndërtimeve dhe 1 rast i prerjes së pyjeve, në kundërshtim me ligjin. Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Shijak dhe Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -E. O., 38 vjeç, M. L., 38 vjeç, F. T., 54 vjeç dhe A. D., 30 vjeç, të katërt banues në Shijak, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”; -L. A., 36 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka prerë dru në fshatin Gosë e Madhe, në kundërshtim me ligjin. Kontrollet kundër këtyre veprimtarive të paligjshme, vijojnë. Materialet...