Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Pesimizmi i industrisë dhe tregtisë keqësoi treguesin e besimit në ekonomi për shtatorin
Treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 1.3 pikë në muajin shtator. Rënia u ndikua kryesisht nga ulja e besimit në sektorin e tregtisë dhe industrisë.Nga ana tjetër, besimi në sektorët e shërbimeve dhe ai i konsumatorëve shënuan rritje. Besimi në sektorin e ndërtimit mbeti i pandryshuar krahasuar me nivelin e muajit të kaluar. Megjithatë, niveli aktual i treguesit të ndjesisë së ekonomike mbetet 7 pikë mbi mesataren afatgjatë.Treguesi i besimit të industrisë ra me 6.3 pikë përqindje për shtatorin, duke zbritur nën mesataren historike këtë muaj. Rënia u ndikua nga rënia në të tre përbërësit e tij: vlerësimi i bizneseve për prodhimin industrial aktual, vlerësimi për kontratat porositëse të bizneseve totale dhe ato nga eksportet. Pritjet për çmimet në të ardhmen kanë vijuar prirjen rënëse...