Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Jam i burgosur po nuk jam në burg”, Veliaj pas shkarkimit: Letrat tuaja më japin kurajo në betejën me të ligën
erion veliaj TIRANË- Erion Veliaj ka bërë reagimin e tij të parë nga qelia, pas shkarkimit me vendim të kryeministrit Edi Rama nga posti i kryetarit të bashkisë. Edhe pse nuk e përmend drejtpërdrejtë procesin e shkarkimit, Veliaj thotë se është i qetë përballë betejës me të ligën, që i duhet të bëjë prej muajsh. Teksa komenton deklaratën noteriale të bërë nga dëshmitari italian Gabriele Tarroni Longinotti, i cili u tërhoq nga akuzat që kishte bërë ndaj Veliajt për çështjen e inceneratorëve, kryebashkiaku i shkarkuar shprehet se ndaj tij ka pasur një sërë fabrikimesh dhe shpifjesh që i kanë shkatërruar jetën dhe karrierën. Reagimi Erion Veliajt: Uroj të jeni mirë! Mirënjohje për qindra letrat tuaja, që më japin kurajë çdo ditë. Jam mirë, më i fortë...