Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
DETAJE / Sekuestrohen drogë, armë e tritol, dy të arrestuar në Bathore
Dy persona janë arrestuar në zonën e Bathores, pasi u janë gjetur lëndë narkotike, armë dhe lëndë shpërthyese. Në pranga rajën Agron Tafaj, 53 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Laç, dhe Tajson Tafa, 27 vjeç, banues në Tiranë. Policia tha se dy të arrestuarit, të cilët ishin me precedentë penalë të mëparshëm, u kapën në flagrancë në zonën e Bathores, duke transportuar 4 kilogramë kanabis me qëllim shitjen në doza. Pas arrestimit, shërbimet e policisë kryen kontrolle në banesat e të dyshuarve: Në banesën e 53-vjeçarit në Gjormë u zbulua një ambient i përshtatur për kultivim me llamba. Atje u gjetën 48 bimë dhe 120 fidanë cannabis sativa, 7 kg kanabis, si dhe arsenal municionesh: 4 kallëp tritol, 2 granata, 2 ndezësa, 7 fitila detonator...