Ja si Netanyahu arriti të ndryshojë planin e Trump për paqen në Gaza

Ja si Netanyahu arriti të ndryshojë planin e Trump për paqen në Gaza

Nga Fabio Tonacci, la Repubblica Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, Benjamin Netanyahu arriti të bëjë ndryshime në planin e Trump për Gazën, duke e bërë atë edhe më të favorshëm për Izraelin dhe më të vështirë për t’u pranuar nga Hamasi. Veçanërisht në dy çështje thelbësore: çarmatimin e militantëve dhe tërheqjen e forcave izraelite të mbrojtjes (IDF) nga Rripi i Gazës. Kjo kuptohet duke krahasuar tekstin e draftit me 21 pika të zbuluar nga Times of Israel më 27 shtator, i miratuar nga i dërguari special i Trump-it, Steve Witkoff, dhe i paraqitur paraprakisht vendeve arabe dhe myslimane, me tekstin e publikuar zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë dy ditë më vonë, gjatë takimit ndërmjet Netanyahut dhe presidentit amerikan. Çarmatimi i Hamasit Qeveria izraelite gjithmonë...