Osmani në Danimarkë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Osmani në Danimarkë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kosovën në samitin e udhëheqësve të Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Kopenhagë të Danimarkës më 2 tetor. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë 45 udhëheqës evropianë, përfshirë ata të institucioneve të Bashkimit Evropian. Presidenca e Kosovës tha se Osmani para samitit do të takohet me Mbretin dhe Mbretëreshën e Danimarkës si dhe do të marrë pjesë në një tryezë mbi sfidat kryesore të sigurisë me të cilat përballet Evropa, përfshirë rritjen e kërcënimeve hibride dhe “provokimet e paprecedentë nga Rusia ndaj shteteve anëtare të NATO-s”. “Në këtë kontekst, liderët evropianë do të diskutojnë mënyrat për të shfrytëzuar momentumin politik për marrjen e vendimeve të domosdoshme, përfshirë forcimin e gatishmërisë mbrojtëse. Në kuadër të...