Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zbulohet ‘shtëpi bari’ në Laç, arrestohen 2 persona, iu gjenden edhe kallëpe me tritol
MOMENTI I ARRESTIMIT TIRANË- Një bashkëpunim mes policisë së Tiranës dhe asaj të Kurbinit ka çuar në arrestimin e dy personave, si dhe në zbulimin e një banese të përshtatur për rritjen e bimëve narkotike. Policia e Tiranës njofton arrestimin e shtetasve Agron Tafaj dhe Tajson Tafa, të dy me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, të cilët kapën në flagrancë nga në Bathore duke transportuar 4 kg kanabis me qëllim shitjen në doza. Më pas gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit Agron Tafaj në fshatin Gjormë u konstatua një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba. Brenda banesës u gjetën 48 bimë dhe 120 fidanë cannabis sativa, të kultivuara në vazo, 7 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 4 kallep tritol,...