Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vjen “Miss Globe 2025”, mbërrijnë konkurrentet e para pjesëmarrëse në garën e bukurisë
The “Miss Globe” 2025 hapi zyrtarisht siparin mbrëmjen e të martës. I renditur si një nga top 5 eventet më të mëdha në botë, eventi mirëpret në Tiranë nëpermjet aeroportit të Rinasit konkurentet nga 57 vende të botës. “Jam shumë e emocionuar, sepse do të shoh më të bukurat e gjithë globit duke konkuruar në këtë konkurs bukurie. Jam shumë e lumtur të jem këtu. Shqipëria është një vend i bukur ku ëndrrat e mia u bënë realitet”, tha fituesja e “Miss Globe 2024”, Diana Moreno. Këtë vit, konkurrentëve u është rezervuar një pritje e veçantë nëpërmjet hyrjes së sektorit V.I.P. të aeroportit, si dhe ndalesa e parë në Airport Hotel Holiday, derisa të plotësohet mbërritja e plotë e delegatëve, për t’u spostuar në hotelin...