Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha në Strasburg: Qeveria e lidhur me kartelet e drogës, rreziku më i madh për shqiptarët është droga
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij para grupit të PPE në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, deklaroi se rreziku më i madh ekzistencial për shqiptarët është droga dhe shndërrimi i vendit në një shtet narkotik. Berisha denoncoi presionin e qeverisë ndaj mediave, duke kujtuar rastin kur një televizion kritik ndaj qeverisë u rrethua nga policia dhe ushtria, ndërsa kompjuterët me dosje kundër ministrave u sekuestruan. Lideri demokrat tha se edhe në Parlament janë shkelur hapur Kushtetuta dhe rregullat, pasi programi i qeverisë u votua në vetëm 28 minuta pa debat. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij tha se qeveria ka ngritur një sistem përgjimi dhe censure, ndërsa kryeministri sillet si “emir” që shkarkon kryebashkiakë...