Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Në Shqipëri duhet të punosh dy dekada për një banesë, më shumë se kudo në Europë
Në Shqipëri duhet të punosh dy dekada për një banesë, më shumë se kudo në Europë Blerja e një apartamenti në kryeqytet është bërë një mision i pamundur për shumë individë, që i sigurojnë të ardhurat e tyre përmes pagës si në sektorin privat ashtu dhe në administratën publike. Çmimet e apartamenteve vitet e fundit janë rritur me ritme shumë më të shpejta sesa pagat, duke zgjatur më shumë kohën që duhet punuar për të siguruar një shtëpi tënden. “Monitor” ka përllogaritur treguesin e përballueshmërisë së strehimit, apo aftësisë blerëse për banesë, që mat se sa paga vjetore reale bruto duhen për të blerë një apartament të ri, me një madhësi standarde prej 70 metra katror. Në vitin 2014, një apartament kushtonte mesatarisht 820 euro...