Marrëveshje mes ministrisë së Infrastrukturës dhe UPT, Rama: Universitetet do fuqizohen me laboratorë modernë dhe programe AI

Marrëveshje mes ministrisë së Infrastrukturës dhe UPT, Rama: Universitetet do fuqizohen me laboratorë modernë dhe programe AI

Është firmosur sot marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës. Të pranishëm ishin kreu i qeverisë Edi Rama dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Balluku tha se kjo marrëveshje shënon fillimin e një nisme të re. Edhe shefi i qeverisë, Rama, e cilësoi marrëveshjen e firmosur si një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin mes qeverisë dhe botës akademike. Ai theksoi se praktikat e punës tashmë janë kthyer në rutinë për studentët, ndërsa nënvizoi domosdoshmërinë e fuqizimit të universiteteve me laboratorë modernë dhe programe që lidhen me inteligjencën artificiale, si pjesë e një transformimi të domosdoshëm për arsimin e lartë në vend. Rama: Është një moment i rëndësishëm në rrugën e bashkëpunimit mes qeverisë dhe universitetit. Që kur...