“Do të doja të kërkoja 100 vite burg”, prokurorja belge jep pretencën për Ermir Ndreaj, në kërkim “HIJA” e grupit

“Do të doja të kërkoja 100 vite burg”, prokurorja belge jep pretencën për Ermir Ndreaj, në kërkim “HIJA” e grupit

ermir ndreaj, foto e publikuar nga mediat belge BEGJIKË- Është zhvilluar në Belgjikë seanca për Sani “Shade” Al Murdaa dhe Ermir “Cinco” Ndreaj, dy figura kryesore të mafies ballkanike në Antverpë, ku prokuroria publike ka kërkuar dënimin maksimal të tyre. Sipas mediave belge, organizata e tyre kriminale ka dërguar në vend tonelata me kokainë. “Për fat të keq mund të kërkoj vetëm njëzet vite burg,” deklaroi prokurorja federale Cappelle. “Por për këta kriminelë do të kisha preferuar të kërkoja 100 vite”. Në mesin e personave që kërkohet dënimi me 20 vite burg është edhe Ermir Ndreaj, i cili u arrestua në Tiranë gjatë muajit korrik. Sani Al Murdaa, një boshnjak nga Antverpa dhe udhëheqës i mafies ballkanike, thuhet se është një nga trafikantët më të...