Stres-testet, BSH: Aftësia e sektorit bankar për t’u rezistuar goditjeve është përmirësuar

Stres-testet, BSH: Aftësia e sektorit bankar për t’u rezistuar goditjeve është përmirësuar

Rezultatet e ushtrimit të stres-testeve të radhës (provave të rezistencës) të kryera nga Banka e Shqipërisë tregojnë se sektori bankar paraqitet i qëndrueshëm ndaj goditjeve makroekonomike dhe se ndjeshmëria e tij ndaj zhvillimeve të pafavorshme është zbutur krahasuar me një vit më parë.Ushtrimi i provës së rezistencës së aftësisë paguese të sektorit bankar shërben për të përcaktuar nëse sektori bankar në tërësi dhe bankat individuale në veçanti, janë të kapitalizuara në mënyrë të mjaftueshme për të përballuar goditje të supozuara në kushtet e zhvillimeve jo të favorshme ekonomike dhe financiare.Nëpërmjet ushtrimit, vlerësohen rreziqet kryesore në bilancin e sektorit bankar, siç janë: rreziku i kredisë, rreziku i normës së interesit, rreziku i kursit të këmbimit dhe rreziqet indirekte të kredisë nëpërmjet kreditimit në valutë, ndryshimit të...