Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, e ngarkuara me punë e SHBA-ve takim urgjent me presidentin Begaj

Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, e ngarkuara me punë e SHBA-ve takim urgjent me presidentin Begaj

bajram begaj dhe nancy vanhorn, foto arkiv TIRANË- E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy Vanhorn, ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit një takim të papritur në Presidencë, një ditë pasi në zyrën e Bajram Begajt ka mbërritur shkresa për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki të vendit, përfshirë Tiranën. Takimi është zhvilluar me kërkesë të diplomates amerikane, dhe nuk ka qenë i parashikuar më parë në axhendë. Detajet mbi temën e bisedimeve nuk janë bërë të ditura ende, ndërsa pritet që nga ana e Presidencës të ketë një njoftim zyrtar në lidhje me takimin. Presidenti Bajram Begaj duhet të shprehet brenda dy ditëve në lidhje me shkresën e kryeministrisë për shpalljen e vakancës për...