Të armatosur rëndë, me dylbi e radio policie, arrestohen dy persona në Tropojë

Të armatosur rëndë, me dylbi e radio policie, arrestohen dy persona në Tropojë

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Tropojës, gjatë një operacioni të koduar “Velishti”, pasi qarkullonin të armatosur dhe të pajisur me mjete ushtarake. Të arrestuarit janë A. P., 43 vjeç dhe A. I., 44 vjeç, banues në fshatin Lëkurtaj, Tropojë. Ata u kapën në vendin e quajtur Velisht, Njësia Administrative Bujan, teksa lëviznin me një automjet tip “Mitsubishi”. Gjatë kontrollit të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri, municion luftarak, thika, 2 sëpata të vogla, 2 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, 1 palë dylbi Kontrolli u shtri edhe në banesat e të arrestuarve. Në shtëpinë e A. P., u gjetën dhe sekuestruan 4 radio të tjera si të Policisë, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm dhe...