Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Të rinjtë shqiptarë dinë të shkëlqejnë kur u jepet mundësia”/ Firmosja e marrëveshjes me Politeknikun, ministrja Balluku thirrje studentëve
Kryeministri Edi Rama dhe Zv.Kryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishin të pranishëm në firmosjen e marrëveshjes mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës Kjo marrëveshje është një hap për mbështetjen dhe përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, me qëllim aftësimin e tyre profesional, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës. Në fjalën e saj, ministrja Balluku tha: “Këto nuk janë thjesht statistika. Janë histori suksesi që tregojnë se të rinjtë shqiptarë, kur i jepet mundësia, dinë të shkëlqejnë. Jam shumë e lumtur që sot, çelet një tjetër dritare. Marrëveshja që nënshkruajmë sot shënon fillimin e një nisme të re, që këtë radhë lidhet me një tjetër...