‘Kujdes me ushqimet krudo’/ Mjeku tregon arsyet që shkaktojnë gastroenterit

‘Kujdes me ushqimet krudo’/ Mjeku tregon arsyet që shkaktojnë gastroenterit

Mjeku gastroherpatolog Gerald Kola foli sot në News24, për sëmundjet gastroenterite. Ai ka shpjeguar se shkaqet që çojnë në irritimin e zorrëve dhe stomakut mund të kenë bazë bakteriale, virusale apo irritim si shkak i medikamenteve. “Nuk janë më një sëmundje sezonale, është një inflamacion i stomakut dhe zorrëve që mund të vijnë nga viruset, sidomos tek fëmijët. Mund të vijnë edhe nga bakteret siç është për shembull salmonela, nga parazitët si lambia, apo edhe nga intolerancat e ndryshme apo keqpërdorimi i antibiotikëve. Ushqimet krudo kanë rrezikshmëri shumë të lartë për Gastroenterite”, tha ai. Mjeku i shpjeguar se kjo sëmundje kalon për një periudhë 3-7 ditë, ndërkohë që duhet të kemi kujdes në lidhje me dehidrimin. Ai u shpreh se gastroenteritet diagnostifikohen klinikisht dhe shenjat janë diarre...