Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet në Republikën Srpska, 5 parti janë në garë, Dodik “fërkon duart”, pse në pushtet mund të vijë “kopja” e tij
Marsela SHYTIA Karriera politike e Milorad Dodik, një udhëheqës i hershëm i serbëve të Bosnjës, i cili mori vendime kyçe në emër të tyre për gati dy dekada, është në fund pasi ai humbi mandatin e tij si president i Republika Srpska, dhe tani po ngrihet çështja e pasardhësit të tij, këto janë vlerësimet që mbizotëruan në media në BiH dje. Të hënën, afati i fundit që Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës dhe Hercegovinës (KQZ) të pranonte aplikimet për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për presidentin e RS-së, të planifikuara për 23 nëntor, skadoi dhe në minutën e fundit, Dodik mori vendimin që Aleanca e tij e Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) të regjistrohej, edhe pse më parë e kishte hedhur poshtë me vendosmëri një...