Shqipëria nuk përmbush standardet minimale në luftën kundër korrupsionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, DASH…

Shqipëria nuk përmbush standardet minimale në luftën kundër korrupsionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, DASH…

Vetëm pak ditë pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) mbi klimën e investimeve, i cili theksoi korrupsionin dhe kapjen politike si pengesat kryesore për zhvillimin ekonomik, një tjetër dokument i rëndësishëm nga Uashingtoni vendos sërish qeverinë shqiptare nën lupë. Raporti vjetor për Trafikun e Qenieve Njerëzore e mban Shqipërinë në nivelin “Tier 2”, duke theksuar se vendi ynë nuk i përmbush standardet minimale për eliminimin e këtij fenomeni. Në dokument thuhet qartë: “Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të rëndësishme në këtë drejtim. Krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, qeveria ka treguar një rritje të përgjithshme të përpjekjeve; për këtë arsye, Shqipëria mbeti në Tier 2.” Raporti njeh disa hapa përpara,...