Zgjedhjet në pikëpyetje, PD në kërkim të kandidatit për Tiranën, negociatorët takojnë veç e vec Lapajn dhe Shabanin

Zgjedhjet në pikëpyetje, PD në kërkim të kandidatit për Tiranën, negociatorët takojnë veç e vec Lapajn dhe Shabanin

Berisha, Noka dhe Kellici TIRANË- Në një kohë që zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, pritet të futen në një betejë teknikalitetesh ligjore, Partia Demokratike vijon takimet me përfaqësuesit opozitarë, në përpjekje për të gjetur një kandidat të gjithëpranuar, që do të sfidojë Ogerta Manastirliun. Një ditë më parë, grupi negociator që është përzgjedhur nga kryedemokrati Berisha (Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti) kanë zhvilluar takime të veçanta me Endri Shabanin e “Nismës Thurje” dhe Adriatik Lapajn e “Shqipëria Bëhet”. Ndërkohë mësohet se të ngarkuarit e Sali Berishës kanë arritur që të lënë edhe një takim me ish-demokratik Agron Shehajn dhe përfaqësuesit e Partisë “Mundësia” PD pritet të takohet në orët në vijim edhe me Shpëtim Idrizin e PDIU partia e së cilit në Tiranë...