Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shefi i Ryanair parashikon falimentime në tregun ajror dhe sulmon Wizz Air: Është skemë piramidale!
Michael O’Leary, drejtori ekzekutiv i grupit Ryanair, paralajmëron se disa kompani ajrore të vogla dhe të mesme në Evropë do të falimentojnë në muajt e ardhshëm, ndërsa konkurrenca në tregun e fluturimeve “low cost” po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Në një intervistë për Corriere della Sera, O’Leary vlerëson se rënia e operatorëve si Play (Islanda) dhe Braathens (Suedi) është vetëm fillimi i një vale falimentimesh që do të pasojnë deri në fund të vitit. Shefi i Ryanair veçon Wizz Air si një prej kompanive në vështirësi serioze, duke e akuzuar për vendime të gabuara financiare dhe strategjike, si shitja e avionëve gjatë pandemisë dhe marrëveshje të shtrenjta leasingu. Ai e përshkruan modelin financiar të saj si “një skemë Ponzi”, që funksiononte vetëm gjatë...