Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kryemadhi: Mamaja ime ka pasur kushërinj jashtë shtetit, që në 1995 kishim prona me qira
Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është ndalur së fundmi tek çështja e pasurisë së saj dhe familjes. E ftuar në emisionin “Log”, Kryemadhi u pyet lidhur me pasurinë e saj, e cila theksoi se pasuria e vërtetë për të nuk janë paratë, por familja. “Pasuria nuk janë paratë, pasuria për mua është familja. Sepse mund të kesh paratë, por të shtyp makina sa del në rrugë. Unë nuk jam e pasur dhe as e varfër”, u shpreh Kryemadhi, teksa më tej vijoi duke sqaruar të ardhurat e familjes së saj ndër vite. Kryemadhi kujtoi periudhën që nga viti 1995, kur apartamenti i saj tek “Shallvaret” ishte dhënë me qira përmes kontratave të noterizuara dhe deri në vitin 2006, ku shtoi se prej 9 vitesh...