Hamasi drejt refuzimit të planit Trump: Mbështet interesat e Izraelit

Hamasi drejt refuzimit të planit Trump: Mbështet interesat e Izraelit

Një figurë e lartë e Hamasit tha për mediat e huaja se grupi ka të ngjarë ta refuzojë planin e paqes të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, duke deklaruar se ai i shërben interesave të Izraelit dhe injoron interesat e popullit palestinez. Sipas zyrtarit të Hamasit, grupi nuk ka gjasa të pranojë çarmatimin dhe dorëzimin e armëve, një nga kushtet kryesore të planit të Trumpit. Gjithashtu, Hamasi thuhet se kundërshton vendosjen e një Force Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, të cilën e sheh si një formë të re të okupimit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka pranuar planin e Trumpit gjatë bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë të hënën. Ndërkohë, Hamasi nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare. Ministria e Jashtme e Katarit ka deklaruar...