Fotografia që tronditi botën, 25 vite nga vrasja e vogëlushit palestinez

Fotografia që tronditi botën, 25 vite nga vrasja e vogëlushit palestinez

Më 30 shtator 2000, bota u përball me një prej pamjeve më të dhimbshme dhe të paharrueshme. Në Saladin Road, në jug të Gazës, kameramani palestinez Talal Abu Rahma filmoi një skenë që do të shënonte historinë: babai Jamal al-Durrah teksa përpiqej të mbronte me trupin e tij djalin 12-vjeçar, Muhammad, teksa plumbat binin si shi mbi ta. Pak minuta më vonë, djali i vogël ndërroi jetë në krahët e të atit. Pamjet e transmetuara nga televizioni francez France 2 bënë xhiron e botës, duke u kthyer në simbolin e dhimbjes palestineze, pasuar me një stuhi debatesh dhe akuzash. Për vite të tëra, Izraeli mohoi përgjegjësinë, duke vënë në dyshim vërtetësinë e videos. Madje, deri në vitin 2013, pas një beteje të gjatë ligjore në Francë, gjykata...