No Image Available

Përplasje mes Trump dhe demokratëve! Mbyllet qeveria amerikane pas 7 vitesh

Për herë të parë pas shtatë vitesh, qeveria federale e Shteteve të Bashkuara ka hyrë në mbyllje, pasi demokratët dhe republikanët nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët për miratimin e një financimi të përkohshëm. Negociatat disa-javore përfunduan pa rezultat, duke bërë që mijëra punonjës të administratës shtetërore të dërgohen në pushim të detyruar pa pagesë. Shërbimet thelbësore, si kontrolli i fluturimeve dhe sektorë të tjerë jetikë, do të vijojnë funksionimin, megjithëse edhe punonjësit e tyre nuk do të paguhen gjatë kësaj periudhe. E njëjta situatë vlen për ushtarët dhe civilët në Departamentin e Mbrojtjes dhe atë të Çështjeve të Veteranëve. Ndërkohë, parqet kombëtare, muzetë dhe institucione të tjera që varen nga fondet federale do të qëndrojnë të hapura pjesërisht duke shfrytëzuar buxhetin e viteve...