Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Qeveria gjermane nis konsultimet dyditore për reformat ekonomike dhe modernizimin e shtetit
Qeveria gjermane ka nisur konsultimet për disa tema të rëndësishme. Synimi kryesor: Reformat në ekonomi, bashkëveprimi i qeverisë dhe zgjidhja e problemeve të shumta. Këshillimet dyditore në Villa Borsig në Berlin kanë për synim gjetjen e përgjigjeve për reformat e shumta që e presin vendin në ekonomi por edhe përfunksionimin e kabinetit qeveritar. Qeveria gjermane e CDU/CSU dhe SPD ka vendosur në agjendë forcimin e aftësisë së konkurrencës së kompanive gjermane dhe reduktimin e shpejtë të burokracisë. “Disa kompani janë në gjendje të rëndë dhe kanë probleme të mëdha. Kjo është arsyeja pse duhet të arrijmë rezultate shpejt”, paralajmëroi kancelari Friedrich Merz para takimit. Steffen Bilger, i partisë CDU sheh po ashtu se ka nevojë për veprim: “Bëhet fjalë për hedhjen e themeleve që Gjermania...