Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Qeveria gjermane: Konsultime të rëndësishme për reforma
Këshillimet dyditore në Villa Borsig në Berlin kanë për synim gjetjen e përgjigjeve për reformat e shumta që e presin vendin në ekonomi por edhe përfunksionimin e kabinetit qeveritar. Qeveria gjermane e CDU/CSU dhe SPD ka vendosur në agjendë forcimin e aftësisë së konkurrencës së kompanive gjermane dhe reduktimin e shpejtë të burokracisë. "Disa kompani janë në gjendje të rëndë dhe kanë probleme të mëdha. Kjo është arsyeja pse duhet të arrijmë rezultate shpejt", paralajmëroi kancelari Friedrich Merz para takimit. Steffen Bilger, i partisë CDU sheh po ashtu se ka nevojë për veprim: "Bëhet fjalë për hedhjen e themeleve që Gjermania të mbetet një nga kombet kryesore në botë nesër". Së pari konsultimet, pastaj vendimet Ditën e parë do të ketë konsultime mes partnerëve. Përveç Kancelarit Merz dhe 17 ministrave,...