Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Parashqevi Simaku reagon pas deklaratës së Shqipes: Gjëra të ulëta që s’kanë lidhje me realitetin
Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka reaguar pas një deklarate të bërë në një emision televiziv, e cila më pas u përhap shpejt në mediat sociale. Personazhi në fjalë, Shqipe Hysenaj, pretendoi se Simaku “kishte mbetur në atë gjendje për shkak se i merrte burrat shoqeve”. Në një reagim në Facebook-un e saj zyrtar, Simaku nuk e përmend asnjëherë Shqipen me emër, por i quan shpifjet si një rikthim i periudhës së hidhur të diktaturës, kur për të flitej me mllef dhe zili. Këngëtarja thekson se prej 10 muajsh emri i saj është përdorur si “tabelë qitjeje” nga njerëz që kërkojnë vëmendje përmes pavërtetave. “Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe...