Sulmi i Partizanit ngel në klasë, 7 futbollistë për 0 gola te “Demat”

Sulmi i Partizanit ngel në klasë, 7 futbollistë për 0 gola te “Demat”

Partizani numëron vetëm 4 pikë, pas pesë javësh të luajtura. Kjo ecuri është e denjë për një skuadër që objektiv të vetëm ka mbijetesën. Dhe fakti më shqetësues mund të jenë tetë golat e pësuar në tri ndeshjet e fundit. Nga fillimi i kampionatit, Partizani ka vetëm 3 gola të shënuar. I pari autogol dhe i fundit nga penalltia me autor Isgandarlin. Ky i fundit është autor i golit të vetëm që erdhi me aksion në Shkodër. Të kuqtë kanë një organikë të pasur me sulmues, që në fakt nuk kanë treguar asgjë deri tani. Më saktë, nuk kanë shënuar gola që të justifikojnë rolin e tyre. Skuka, Toma, Bintsuka, Qokthi, Da Silva, Garsia dhe Gudjufi bëjnë pjesë në organikën e “demave”. Plot shtatë sulmues,...