“Opozita afër shpalljes së kandidatit të vetëm për Bashkinë e Tiranës”, Gazment Bardhi zbulon detajet

“Opozita afër shpalljes së kandidatit të vetëm për Bashkinë e Tiranës”, Gazment Bardhi zbulon detajet

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë të ditur se opozita është shumë pranë finalizimit të emrit të kandidatit të saj për zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë. Në studion e emisionit “Trialog” në RTSH 1, Bardhi konfirmoi se negociatat me aleatët tashmë janë në fazën përfundimtare dhe se shumë shpejt do të bëhet publik emri i personit që do të përballet për kreun e bashkisë. “Jemi afër shpalljes së kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, ku do të konkludohet për një kandidat të vetëm,” tha Bardhi. “Për këtë qëllim janë zhvilluar edhe negociata me aleatët tanë dhe shumë shpejt do të shpallet kandidati i opozitës për kreun e bashkisë së Tiranës.” Ky njoftim vjen në momentin që zhvillimet politike...