Ministrja Koçiu mbledh drejtorët e AMP, prezanton Eduart Merkajn si kreun e Agjencisë

Ministrja Koçiu mbledh drejtorët e AMP, prezanton Eduart Merkajn si kreun e Agjencisë

albana koçiu TIRANË- Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi sot drejtorin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministria Koçiu ka publikuar foto nga prezantimi,  gjatë të cilit ka theksuar rëndësinë e marrjes me prioritetet të çdo shqetësimi apo ankese të qytetarëve. Eduart Merkaj merr detyrën pas dorëheqjes së Florjan Sulejmanit, i cili dha dorëheqjen në verë.  Postimi i plotë: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet një hallkë thelbësore në garantimin e integritetit, etikës dhe profesionalizmit të punonjësve të institucioneve që ajo mbikëqyr. Gjatë prezantimit të drejtuesit të ri të kësaj Agjencie, z. Eduart Merkaj, theksova se çdo shqetësim apo ankesë e qytetarëve duhet të trajtohet me prioritet dhe përgjegjësi të plotë. Qytetarët meritojnë dhe do të kenë një njësi mbikëqyrëse...