Dënohet me vdekje ish-presidenti/ U akuzua për krime kundër njerëzimit, vrasje, torturë dhe abuzime seksuale

Dënohet me vdekje ish-presidenti/ U akuzua për krime kundër njerëzimit, vrasje, torturë dhe abuzime seksuale

Një gjykatë ushtarake në Republikën Demokratike të Kongos ka dënuar me vdekje në mungesë ish-presidentin Joseph Kabila, për një sërë akuzash të rënda që përfshijnë krime kundër njerëzimit, tradhti, vrasje, torturë, sulm seksual dhe kryengritje.  Kabila, i cili udhëhoqi vendin për afro 20 vjet, është aktualisht në mërgim, duke jetuar kryesisht në Afrikën e Jugut, ndërsa herë pas here është parë edhe në Namibi. Në maj 2025, ai u shfaq papritur në qytetin Goma, të kontrolluar nga grupi rebel M23, ku mbajti një fjalim të ashpër kundër qeverisë, duke thënë se “diktatura duhet të marrë fund” dhe se ai ishte gati të merrte përsipër “përgjegjësitë e tij”.  Ky rikthim i befasishëm u pa si kërcënim nga autoritetet në Kinshasa, të cilat kërkuan heqjen e imunitetit të tij...