Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Trump ngacmon sërish Putinin: A je ti një tigër letre? Nuk ndihesh mirë, është për të ardhur keq!
Presidenti amerikan Dobald Trump ka vënë sërish në lojë dhe ngacmuar homologun e tij rus, Vladimir Putin, lidhur me paaftësinë e tij për të fituar luftën në Ukrainë pas më shumë se tre vitesh. Duke folur para qindra gjeneralëve që fluturuan për në SHBA nga e gjithë bota në Quantico të Virxhinias, Trump diskutoi luftërat e ndryshme në të cilat administrata e tij ndërmjetësoi që kur ai mori detyrën. "Kam zgjidhur kaq shumë luftëra. Shtatë dhe mund të kishim zgjidhur më të madhen prej tyre", tha Trump duke iu referuar luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza. Ai vazhdoi duke thënë se besonte se çështja “më e lehtë” për t’u zgjidhur ishte pushtimi i Ukrainës nga Rusia, sepse “e njihja shumë mirë Putinin”. “Mendova se...