Burimi: 
								Kohajone.com
								
							 
                                
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Kreu i Pentagonit thirrje gjeneralëve amerikanë: Të përgatitemi për luftë! Mjaft me ushtarakë të shëndoshë dhe me mjekra
                            Bota E Martë, 30 Shtator 2025 19:32 Kreu i Pentagonit, Pete Hegseth ka një mesazh për qindra gjeneralë amerikanë. ”Epoka e Departamentit të Mbrojtjes ka marrë fund. Mirë se vini në Departamentin e Luftës”, tha ai, duke kujtuar ndryshimin e emrit të Pentagonit, i cili u bë realitet falë një urdhri ekzekutiv të presidentit amerikan në fillim të shtatorit. ”Liderë politikë të pamend dhe të papërgjegjshëm e kanë vendosur busullën gabim dhe ne kemi humbur rrugën. U bëmë “departamenti woke”. Duhet të fshijmë dekada rënieje. Për shumë kohë kemi promovuar drejtues për arsye të gabuara: sipas racës, kuotave gjinore, të ashtuquajturave përparësi historike», tha ai. «Tani duhet të pastrojmë rrënojat. Po i japim fund luftës kundër ushtarëve”,-tha Hegseth. Hegseth po përgatit gjithashtu një strategji të...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   