Dorjan Teliti ironizon indeksimin e pensioneve: “Vetëm 16 lekë në ditë – kujdesi zgjat sa fleta e votimit”

Dorjan Teliti ironizon indeksimin e pensioneve: “Vetëm 16 lekë në ditë – kujdesi zgjat sa fleta e votimit”

Dorjan Teliti, Këshilltar për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike dhe njëherazi Nënkryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, ka reaguar me ironi të fortë ndaj vendimit të qeverisë për indeksimin e pensioneve me vetëm 2.5% nga 1 tetori. Në një status Teliti kritikoi qeverinë se kujtohet për pensionistët vetëm në prag të zgjedhjeve, ndërsa tani, sipas tij, ndihma e premtuar është zëvendësuar me “bonuse simbolike”. “Plot 16 lekë shtesë në ditë për shtresën e moshës së tretë. Mos të ankohemi kot… të paktën koston e një kafeje në shtëpi po e jep qeveria”, – shkruan Teliti me një ton të hapur ironik. Ai shton se pas përfundimit të zgjedhjeve, edhe “bonuset magjike” kanë marrë fund, duke akuzuar qeverinë për politikë selektive ndaj pensionistëve, të cilët, sipas tij,...