Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Vdekja e gruas së Alban Hoxhës pas lindjes së djalit, familja: Kemi 11 vite rresht që presim drejtësi!
Familja e Doriana Hakës, bashkëshortes së portierit Alban Hoxha, vazhdon të kërkojë drejtësi për vdekjen tragjike të saj, e cila ndodhi në nëntor të vitit 2014, vetëm dy javë pas lindjes së fëmijës së saj të parë. Në një seancë gjyqësore të fundit, me dhimbje dhe lot në sy, Hamide Haka, nëna e Dorianës, shprehu indinjatën e saj për zvarritjen e procesit gjyqësor, i cili ka zgjatur tashmë më shumë se një dekadë. Ajo kërkoi një drejtësi të vonuar, por të merituar, duke theksuar se fëmija i Dorianës, i cili po rritet pa nënën e tij, meriton drejtësi. Edhe babai i të ndjerës, Enver Haka, shprehu zhgënjimin e familjes për shtyrjen e pafundme të çështjes, duke theksuar se janë 11 vite që bredhin nëpër gjykata...