Trump: Jam i zhgënjyer me Putinin, duhet t’i kishte dhënë fund lu*tës brenda një jave

Trump: Jam i zhgënjyer me Putinin, duhet t’i kishte dhënë fund lu*tës brenda një jave

Bota E Martë, 30 Shtator 2025 18:40 Presidenti i Amerikës, Donald Trump, flet përsëri për luftën në Ukrainë, ndërsa po i drejtohet personelit më të lartë ushtarak të Amerikës në Virxhinia. Sipas mediave të huaja, Trump e ka përshkruar ndalimin e luftës në Ukrainë si tejet të vështirë, duke theksuar se i ka dale jashtë pritshmërive. “Mendoj se do ta arrijmë këtë, por kjo doli të jetë më e vështira”, tha Trump. “Jam shumë i zhgënjyer me Presidentin Putin, mendova se do ta mbaronte këtë punë”, vijoi më tej Trump. “Ai duhej ta kishte përfunduar atë luftë brenda një jave, dhe unë i thashë mendoj se do ta përfundojmë atë”.