Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Llagami “rrëzohet” me një truk procedural. A është kjo një goditje ndaj reformës në drejtësi?
Në një proces që duhej të ishte shembull i ligjshmërisë dhe transparencës, Naureda Llagami, juristja e njohur për integritetin dhe kontributin e saj në drejtësinë shqiptare, humbi një vend në Gjykatën Kushtetuese për shkak të një votimi të kontestuar, i cili ngre shumë pikëpyetje. Sipas informacioneve, znj. Llagami mori 9 vota, tre më shumë se kandidati tjetër Asim Vokshi, i cili u shpall fitues pasi mori vetëm 6 vota. Në votimin e ditës së sotme kanë ushtruar të drejtën e votës 15 anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe në këtë rast do të mjaftonin 3/5 votave të përgjithshme, e përkthyer në 9 vota që do të ishin mjaftueshëm për të zgjedhur kryetarin e Gjykatës Kushtetuese. Por një fletë votimi, e cila shprehte qartësisht mbështetjen për...