Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Pse i zhvendosa nëndetëset bërthamore pranë Rusisë”/’Zbërthehet’ Trump: Ja fjala e rrezikshme që s’duhej përdorur
Presidenti Donald Trump po flet në Quantico të Virxhinias, duke mbajtur një fjalim përpara takimit të tij me udhëheqësit më të lartë ushtarakë të Amerikës, së bashku me sekretarin e mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth. Sipas mediave të huaja, ai ka përsëritur dëshirën e tij të mëparshme për të siguruar që Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin të ulen për një takim. “Por e vetmja mënyrë që mund ta bëjmë këtë është përmes forcës, nëse do të ishim të dobët, ata as nuk do të më përgjigjeshin në telefon”, tha Trump. Rusia deri më tani i ka rezistuar takimit me udhëheqësin ukrainas, duke ofruar mbajtjen e samiti në Moskë, ku Zelenskyy refuzon të shkojë. Në fjalimin e tij, Trump ngriti gjithashtu çështjen e fuqisë së nëndetëseve bërthamore amerikane, duke thënë se ato janë 25 vjet përpara atyre të Moskës. “Lëviza një ose dy...