Sulm me armë në një lokal në Beograd, vritet 1 grua dhe plagosen 4 persona të tjerë

Sulm me armë në një lokal në Beograd, vritet 1 grua dhe plagosen 4 persona të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në Beograd të Serbisë, ku si pasojë e një sulmi me armë ka mbetur e vrarë një grua 51-vjeçare dhe janë plagosur 4 persona të tjerë. Sipas mediave serbe, autori doli nga një furgon i bardhë i ndaluar përpara lokalit. Ai u fut brenda dhe qëlloi me armë. Më pas u largua sërish me furgonin e bardhë. Nga të shtënat mbeti e vrarë gruaja 51-vjeçare. E plagosur ka mbetur një grua tjetër 42-vjeçare dhe tre burra të tjerë të moshave 59, 33 dhe 29 vjeç. Njëri nga burrat e plagosur raportohet të jetë bashkëshorti i viktimës. Çifti dyshohet që të jenë viktima të pafajshme. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa i gjithë Beogradi është nën alarm dhe janë ngritur postblloqe...