Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tërmet i fuqishëm godet Filipinet, paralajmërohet rrezik për tsunami
Një tërmet i fortë me magnitudë paraprake 6.9 ka goditur Filipinet Qendrore rreth orës 22:00 me orën lokale, sipas njoftimit të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS). Epiqendra e lëkundjes ndodhej nën ujë, në perëndim të qytetit Palompon, duke rritur frikën për pasoja të rënda jo vetëm nga tronditjet, por edhe nga një cunami i mundshëm. Autoritetet vendase dhe qendrat sizmologjike po monitorojnë situatën, ndërsa banorët e zonës bregdetare janë paralajmëruar për mundësinë e valëve të larta dhe dëmeve strukturore nga lëkundjet e forta. Aktualisht nuk ka raportime të menjëhershme për viktima apo dëme materiale, por situata mbetet në zhvillim.