Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ditët e para të tetorit, moti bënë kthesën e papritur, ja çfarë na pret nesër
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara pas orëve të mesditës, megjithatë nuk mungojnë intervale të herëpashershme me kthjellime, kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Reshjet e shiut pritet të nisin fillimisht përgjatë zonës lindore në orët e mesditës, me intensitet të ulët, ndërsa gradualisht reshjet do të shpërndahen në pothuajse të gjithë territorin me intensitet të ulët si dhe lokalisht shtrëngata. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 25 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 6 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 8m/s,ndërsa në lugina dhe bregdet, kryesisht në veri era hera-herës do të arrijë shpejtësi 8-16m/s. Valëzimi në det do të...