Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjykata pranon kërkesën e Listës Serbe: Kuvendi nuk është konstituuar në përputhje me Kushtetutën
Kosova E Martë, 30 Shtator 2025 16:34 Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka njoftuar se seanca konstituive e Kuvendit, e nisur më 15 prill 2025, nuk ka përfunduar ligjërisht, për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb. Në vendimin e marrë lidhur me rastin KO265/25, pas kërkesës së dorëzuar nga deputeti Igor Simic dhe nëntë deputetë të tjerë, Gjykata ka urdhëruar që Seanca Konstituive të përfundojë brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi. Gjykata ka kërkuar që të gjithë deputetët të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit nga Gjykata, përveç masës së përkohshme që mbetet në fuqi deri në atë moment. Njoftim i Gjykatës Kushtetuese të...